15.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Natën zihen, ditën…

    Këtë të mërkurë, u mblodh Komisioni i Posaçëm i Reformës Administrativo-Territoriale, pas javësh debatesh, mungesash dhe përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës.

    Pas protestës së një dite më parë në bulevard, ku demokratët kërkuan largimin e qeverisë Rama, opozita është rikthyer në tryezën e dialogut për të diskutuar reformën territoriale.

    Në rendin e ditës së mbledhjes është miratimi i kalendarit të punës, i cili parashikon që deri në qershor 2026 të depozitohet në Kuvend projekti final për ndarjen e re territoriale.

    Sipas këtij plani, në muajt në vijim do të zhvillohen konsultime publike në 12 qarqe, takime me aktorë ndërkombëtarë dhe grupe interesi, si dhe një sondazh për të matur opinionin publik.

    Në prill pritet të prezantohen dy deri në tre variante të ndarjes së re, ndërsa në maj do të përgatitet paketa ligjore përkatëse.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse do të arrihet konsensus politik. Socialistët janë shprehur për uljen e numrit të bashkive, ndërsa demokratët kërkojnë rritjen e tyre.

    Përplasjet e mëparshme për përbërjen e komisionit tregojnë se rruga drejt një dakordësie do të jetë e vështirë, në një klimë politike ende të tensionuar.

    Takimi u mbajt vetëm një ditë pas protestës së dhunshme të PD, e cila kërkon rrëzimin e kësaj Qeverie.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit