Mjeku i njohur i Spitalit të Traumës, Luan Nikollari është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë dhënë familja e të ndjeri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.
Nikollari, lindur në Përmet, është një emër i njohur i mjekësisë shqiptare pasi në vite të ndryshme ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme, ku mund të rendisim atë si drejtor i Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë në 2012.
Gjithashtu përgjatë viteve 2000-2006 ai ka qenë drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, por edhe shef i departamentit të Epidemiologjisë në spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), përgjatë viteve 1999-2000.