15.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: E kam zemrën plot

    Në një intervistë emocionuese në studion e emisionit “Rudina”, balerina dhe koreografja e njohur Enada Hoxha ndau me publikun një rrëfim të thellë mbi fuqinë e punës dhe rëndësinë e mbështetjes emocionale në periudha të vështira.

    E pyetur nga Rudina Magjistari mbi rolin që puna ka pasur në jetën e saj kohët e fundit, Enada u shpreh:

    “Shumë e rëndësishme, dhe falë punës çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm.”

    Ajo theksoi se ndjehet me fat për njerëzit që e rrethojnë:

    “Duhet të jemi falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort. Unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm – që nga familjarët e mi, te miqtë e punës që më japin dashuri çdo ditë. E kam zemrën plot.”

    Ky rrëfim i sinqertë i Enada Hoxhës, një ndër figurat më të dashura të artit skenik shqiptar, është një mesazh i fuqishëm për vlerën që ka puna, dashuria dhe mbështetja njerëzore në kohët më të vështira të jetës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit