16.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Nder dhe përgjegjësi e madhe” – Ermal Nufi flet për herë të parë si ministër i Mbrojtjes

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për herë të parë, pas miratimit dhe votimit në Kuvend të emrit të tij.

    “Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri.

    Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

    Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit.

    Është institucioni ku puna dhe përkushtimi i burrave dhe grave me uniformë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.

    Falënderoj kryeministrin Edi Rama për besimin që më ka dhënë për t’i shërbyer Atdheut në këtë detyrë kaq të lartë. Njëkohësisht falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votëbesimin dhe mbështetjen e dhënë.

    E marr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri, me angazhimin për ta ushtruar këtë detyrë me integritet të plotë dhe me përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike”, shkruan Nufi.

    Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

    Mund të jetë një imazh i Zyra Ovale

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit