10.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ndër lot, Drenusha rrëfen detaje të reja mbi sfidat pas divorcit

    Drenusha, banorja e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 3 ka folur së fundmi për vështirësitë me të cilat është përballur pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

    Edhe pse së fundmi ish- çifti ‘bënë paqe’ me njëri-tjetrin, gjatë një ballafaqimi në shtëpi, nuk është hera e parë që Drenusha rrëfehet tek banorët lidhur me këtë problematikat e martesës së tyre.

    Së fundmi, në një moment emocional për të, Drenusha teksa diskutonte me Anisën, foli për sfidat dhe dhimbjen që ka përjetuar pas ndarjes nga Atilla.

    E përlotur, ajo tregoi se si kjo periudhë ndikoi tek ajo personalisht dhe emocionalisht, teksa përballej me vështirësi që i ndryshuan jetën.

    “Më ka ndikuar keq kur ai në gjyq ka thënë ‘kjo nuk është nënë e mirë’. Kur ai e di më së miri që për fëmijët i kam lënë lënë gjithë gjërat në jetë. Në fund edhe atë e kam lënë për fëmijët”, u shpreh ajo e emocionuar duke shtuar kështu detaje të reja nga marëdhënia e ndërlikuar me ish-bashkëshortin, e cila është bërë jo pak herë object diskutimi dhe debatesh të rënda në mbarë Kosovën e Shqipërinë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit