15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ndërpreu Veliajn në emision, gazetari replikon me Fevziun: Kur vetë jeton në vila luksi, shkollat e reja në Tiranë, nuk kanë si të jenë “lajm”

    Gazetari Bedri Islami ka marrë në analizë ecurinë e fushatës për zgjedhjet e 14 majit.

    “E gjithë fushata që po zhvillohet tani rend pas së keqes dhe askujt nuk i intereson e mira, e bukura, ajo që është bërë, apo projektet që do të bëhen. U intereson e keqja, e shëmtuara, debati shterpë, ku analistët shiten më të zotë se shkencëtarët më të shquar, ku ftohen një varg i njëjtë birbosh, të cilët nuk kanë as ide, as vizion, as mendim dhe as ndergjegje qytetare” – shkruan Islami në shënimin e botuar sot nga e përditshmja DITA.

    Ai vendos në fokus sjelljen e moderatorit Blendi Fevziu dhe të ftuarve përballë kreut të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, në studion e emisionit Opinion.

    “Nuk e ndjek këtë emision, si shumë të tjerë, pasi, si të tjerët, e di se çfarë do të thuhet, si janë rrjeshtuar analistët, çfarë do të thonë dhe si, në fund, do të qeshin me vemendjen njerëzore.

    Këtë herë e ndoqa se doja të dëgjoja Erion Veliajn. E mendoja se do të shkonte i përgatitur, megjithëse jo deri në atë shkallë. Si duket, ai e dinte më mirë se të tjerët, se ishte nisur në gojën e ujqërve, për të cilët asgjë nuk është e shenjtë!

    Ishte një moment kur kryetari i Bashkisë kërkoi 40 sekonda për të numëruar dyzet shkollat e ndërtuara gjatë mandateve të tij. 40 shkolla!!! Janë zhvillim i pazakontë në jetën e një qyteti. Aq më shumë kur në vitet e foltoreve apo s’foltoreve nuk ishte ndërtuar asnjë shkollë e vetme.

    Në momentin kur po afishoheshin pamjet e shkollave, drejtuesi i emisionit Fevziu, kërkoi të ndërpritej (!) As këmbëngulja e Veliajt se “ne nuk jemi lodhur duke i ndërtuar, ju lodheni duke i dëgjuar” nuk kishte efekt.

    Po pse?! Sepse e bukura, e mira, nuk është lajm tek ne. As në këtë emision nuk na qenkësh lajm. Lajm është nëse është nëse është shembur një shtëpi, por jo se janë ngritur dhjetra të tjera, lajm është nëse Veliaj po merret apo s’po merret vesh me Ballukun, por jo shkollat e reja për fëmijët tanë.

    Nuk është lajm, pasi shumë prej këtyre që rendin pas së keqes, fëmijët e vet i kanë në shkolla private, nuk janë lajm ndërtimet për viktimat e tërmetit, se këta vetë jetojnë në resorte të veçanta, në vilat e tyre mund të shkelet vetëm me leje, më keq se në Bllokun e djeshëm. E përsëri, sa herë që nuk u shkon kafeja në kohën e duhur – poshtë qeveria, poshtë bashkia.

    Këta kërkojnë të keqen, edhe aty ku nuk është, duke u bërë kështu mbrojtësit më të mirë të saj. Kanë krijuar psikozën se në Shqipëri vetëm përmes të keqes  mund të vish në pushtet….”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit