Nipi i Robert De Niro, Leandro De Niro Rodriguez, ka vdekur në moshën 19-vjeçare.
Vajza e madhe e aktorit të njohur, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik përmes një postimi prekës në rrjete sociale.
“Engjëlli im i bukur i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time.
Do të doja të isha me ty tani. Uroj te isha me ty. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më bëre të ndihem duke u bërë mamaja jote.
Ti ishe shumë i dashur dhe i vlerësuar dhe do të doja që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar. Më vjen shumë keq bebi im. Pusho në Paqe dhe Parajsën e Përjetshme djali im i dashur”, shkroi e ëma në Instagram.
Drena është vajza e adoptuar e Robert De Niro pas martesës së tij me aktoren Diahnne Abbott.
Ylli i Hollivudit është gjithashtu babai i Raphael, Julian, Aaron, Elliot, Helen dhe Gia.
De Niro mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, Gia, në prill 2023 me të dashurën e tij Tiffany Chen.



