5.5 C
Tirana
E martë, 3 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në “BBVA 3”

    Edicioni i tretë i reality show-t “Big Brother VIP Albania 3” nis për 3 ditë (13 janar 2023) dhe këtë vit do të sjellë ndryshime të mëdha.

    Duke nisur që nga prezantimi, i cili këtë edicion do t’i besohet Ledion Liços, që rikthehet në ekran pas një mungese shumë të gjatë, deri te banorët, arredimi dhe regjisori.

    Moderimi i “BBVA 3”, këtë vit solli diskutime të shumta, duke qenë se nuk do të shohim më Arbana Osmanin, por Ledion Liçon. Ai, prej kohësh ishte shkëptur nga televizioni, megjithëse e ka prezantuar edhe më parë “Big Brother”, në edicionin e tetë, me njerëz të thjeshtë.

    Një tjetër ndryshim vjen në arredimin e ambientit. Megjithëse ende nuk është publikuar një pamje e plotë e shtëpisë, sërish kemi parë disa hapësira dhe zona të shtëpisë.

    Numri i banorëve të shtëpisë së famshme do të jetë dyfish më i madh se i vitit të kaluar, ka konfirmuar Sara Hoxha, në një intervistë në “Më lër të flas”. “Këtë vit do të jenë dyfishi i personazheve që janë futur në shtëpinë e “BBVA” vjet”, duke theksuar se shtëpia është komplet e re.

    Opinionistja – Arbër Hajdari mbetet stoik në vendin e tij si opinionist. Ai do të jetë krah Ori Nebiajt, e cila do të zëvendësojë Zhaklin Lekatarin.

    Investimi – Këtë vit investimi, në të gjitha elementet është edhe më i madh. “Është bërë një investim kolosal në të gjitha elementet, kamerat, teknologjia, gjithçka. Pishina është me ngrohje këtë vit, të lahen në shi dhe në dëborë”, u shpreh Sara në të njëjtën intervistë.

    Regjisori – “BBVA 3” ka një regjisor të ri! Ergys Lubonja do të zëvendësojë Eduart Grishajn dhe është shprehur se në këtë edicion “ka shumë të reja teknologjike”. “Duke filluar nga numri i kamerave që është mbi 100. Stafi teknik dhe drejtori teknik kanë bërë një punë të shkëlqyer në mënyrën sesi do të jetë vendosja e këtyre kamerave. Gjithashtu kemi një sistem të ri “intercom”, u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit