13.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndryshimet në numërimin e moshës: Koreanët tani mund të bëhen 1-2 vjet më të rinj!

    Koreano-jugorët së shpejti do të bëhen një ose dy vjet më të rinj, pas një ndryshimi zyrtar në sistemin e numërimit të moshës në vend.

    Parlamenti i vendit, i quajtur Asambleja Kombëtare, miratoi një sërë projekt-ligjesh që kërkojnë përdorimin e sistemit ndërkombëtar të numërimit të moshës, ku mosha bazohet në datën e lindjes.

    Koreja e Jugut aktualisht përdor tre sisteme të numërimit të moshës, por shumica e qytetarëve i përmbahen “moshës koreane”, ku një person mbush 1 vjeç sapo të lindë dhe fiton një vit në çdo ditë të Vitit të Ri. Për shembull, një fëmijë i lindur më 31 dhjetor do të konsiderohej 2 vjeç të nesërmen.

    Ndryshimi do të hyjë në fuqi në qershorin e ardhshëm.

    Më shumë se 80% e koreano-jugorëve mbështetën unifikimin e sistemit të numërimit të moshës, sipas një sondazhi të shtatorit nga Ministria e Legjislacionit të Qeverisë në vend.

    Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, kishte premtuar të unifikonte sistemet e numërimit të moshës në vend gjatë fushatës së tij në fillim të këtij viti, duke thënë se ato krijuan “kosto të panevojshme sociale dhe ekonomike”.

    Koreja e Jugut ka llogaritur moshën sipas datave të lindjes që nga vitet 1960.

    Por ndërsa shumica e vendeve të Azisë Lindore kanë hequr sistemin tradicional të numërimit të moshës, disa ende nuk e kanë ndjekur këtë shembull.

    Për shembull, në Kinë, ku përdoret sistemi nominal i numërimit të moshës, një person konsiderohet 1 vjeç në ditën kur ka lindur dhe fiton një vit në Vitin e Ri Hënor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit