21.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ndryshoi vizioni im për Oltën”, Kristi flet hapur: Donte të manipulonte, ndërsa Luizi…

    Krist Dragot Aliaj ka folur në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe për dinamikat më të forta.

    Ai ndaloi edhe në analizën e personazheve më të fortë brenda shtëpisë, ku Oltën e përshkroi si lojtarja që donte të manipulonte, ndërsa Luizin si ai që donte të nënshtronte.

    “Olta më jepte një lloj komforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë. Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, komforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh. Olta bënte luftën e vet dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.

    Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot. Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulues dhe shumë imponues. Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ekstreme që luftonin”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit