Taulant Balla ka provokuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare të pasdites.
Balla duke i drejtuar Albana Voshkit, tha “për ty Albana kam numrin 0900”
“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.
Më pas deputetët demokratë kanë shkuar drejt foltores, situatë që solli ndërhyrjen e Gardës dhe ndërprerjen e seancës, ndërsa kreu i grupit të PD-së Gazment Bardhi, iu drejtua Ballës duke i thënë:
“Nuk të vjen turp, çfarë je ti more. Këtë shkoja thuaja gruas tende. Ndyrësirë, i pafytyrë. Burrë legen.
Je mësuar me ato kurvat që ke në partinë tendë ti. I pafytyrë. Nxirre jashtë. Si e lejon që të fyejë një grua ai në atë formë. Burrë legen”.
Kujtojmë se numrat 0900 janë bërë të njohur vite më parë kur reklamoheshin ne televizione dhe media të ndryshme, linjat erotike.



