Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj Erjon Veliajt. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli vendimin për konfliktin e hershëm të lindur mes Erjon Veliajt dhe Jorida Tabakut.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kishte paditur kohë më parë Jorida Tabakun për shpifje, pas deklaratave që kjo e fundit bëri në lidhje me çështjen e Unazës së Re.
Në ato deklarata deputetja deklaronte se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.
Gjykata e shkallës së parë madje në vendimin e saj i kish kërkuar zonjës Tabaku që krahas përgënjeshtrimit të deklaratës, të paguante edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh si dhe shpenzimet gjyqësore e avokatore.
Më parë, Gjykata e Apelit i dha gjithashtu të drejtë Erjon Veliajt. (VNA.al)