5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në bursa çmimi bie, por “bordi i Çetit” rrit çmimin e naftës në Shqipëri

    Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e karburanteve në vend. Kështu, në mbledhjen e sotme ka vendosur që nafta të rritet nga 221 Lekë për litër në 227 Lekë për litër.

    Benzina do të shitet me 201 Lekë për litër, kurse gazi do të tregtohet me 78 Lekë për litër.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Ironia është se çmimi i naftës rritet vetëm në Shqipëri, pasi në bursat botërore çmimi ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë.

    Në bursën e Teksasit, çmimi për fuçi luhatej sot mes 88 dhe 89 dollarëve. Ndërsa në atë të Londrës, ky çmim u luhat mes 94 dhe 95 dollarëve për fuçi.

    Tashmë është e qartë që Bordi i ashtuquajtur i Transparencës, mendon për xhepat e oligarkëve të naftës dhe jo për xhepat e qytetarëve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit