14.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Në fillim zihen gratë, pastaj kërcet pistoleta mes “burrave”: Çmenduri në Tiranë, për zhurmat e një fëmije 3 vjeç:

    Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu.

    Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.

    Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit, Jonian Shehu, e cila është përfshirë në një debat me Bllacin.

    Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Bllaci shkaktonte shurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë.

    Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj Jonian Shehu, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar.

    Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar, dhe autori Olsi Bllaci ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun Jonian Shehun.

    Plumbat e kapën Jonian Sehun, një në bark dhe një në këmbë. Ai ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.

    Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit