21.5 C
Tirana
E enjte, 7 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Në fytyrën tonë, ka një tipar shumë më të rëndësishëm se të tjerët

    Nëse sytë tuaj janë dritarja e shpirtit, vetullat janë në fakt tipari më i rëndësishëm në fytyrën tuaj. Ky është rezultati i shumë studimeve, i cili mund t’ju surprizojë vërtetë dhe të bëjë ta doni më shumë piskatoren tuaj.

    Vetullat konsiderohen jo vetëm shumë të rëndësishme për një pamje më të bukur, por janë të rëndësishme për shprehinë e fytyrës.

    Studimi, i realizuar nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, u ka shfaqur njerëzve imazhin e 25 personazheve të famshëm pa vetulla dhe imazhet e tyre pa sy. Rezultati tregoi se të pyeturit ishin në gjendje të identifikonin 56% të njerëzve me sy të fshehur, ndërsa 46% të atyre pa vetulla.

    Pra, e gjithë kjo tregon se në fakt vetullat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e njerëzve, prandaj bëni kujdes dhe trajtojini mirë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit