5.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në këtë shtet, tradhtia do të dënohet me burg

    Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një kod të ri penal që do të dënojë seksin jashtë martesës me burg, kanë konfirmuar zyrtarët.

    Një draft i mëparshëm i kodit ishte caktuar të miratohej në vitin 2019, por shkaktoi protesta mbarëkombëtare. Dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër një sërë ligjesh, veçanërisht atyre që kufizonin liritë civile.

    Disa ndryshime që janë bërë përfshijnë një dispozitë që mund të lejojë që dënimi me vdekje të zëvendësohet me burgim të përjetshëm pas 10 vitesh sjellje të mirë. Kriminalizimi i abortit, me përjashtim të viktimave të përdhunimit, dhe dënimi me burg për “magji të zezë”, mbeten ende në kod.

    Ndalohet gjithashtu fyerja e presidentit ose institucioneve shtetërore si edhe bashkëjetesa para martesës.

    Sipas draftit të fundit të datës 24 nëntor, që u sigurua nga Reuters, seksi jashtë martese, i cili mund të raportohet vetëm nga afërmit e ngushtë, ka një dënim maksimal prej një viti.

    Indonezia ka qindra rregulla në nivel lokal që diskriminojnë gratë, pakicat fetare dhe njerëzit LGBTQ+. Ndryshimet në kod do të jenë “një pengesë e madhe për demokracinë indoneziane,” tha organizata Human Rights Watch.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit