19.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në lidhje e re? Fjolla Morina poston momente në krah të partnerit

    Fjolla Morina herë pas here merr gjithë vëmendjen e publikut me postimet që bën në profilet e saj në rrjetet sociale. Prej disa kohësh ajo është përfolur për lidhjen e saj me Fisnik Sylën, me të cilin edhe u martua në Maldive.

    Teksa dukeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, erdhi dhe lajmi se ata i kishin dhënë fund martesës së tyre.

    Mirëpo, pas kësaj historie që u komentua gjerë e gjatë, këngëtarja ka vendosur që ta lërë pas dhe të njohë persona të rinj.

    Fjolla ka nisur një lidhje të re, që tregohet nga momentet e shpërndara në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një video në “Instastory”, ku shfaqej e ulur në prehrin e një mashkulli, duke e përqafuar e më pas puthur.

    Ajo u sigurua që t’ia mbulonte portretin që mos të dukej. Vihet re se Fjolla duket e qeshur dhe mjaft e lumtur krah partnerit të ri.

    Në lidhje e re? Fjolla Morina poston momente në krah të partnerit

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit