16.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në një marrëdhënie me Johny Depp? Si reagon avokatja e aktorit!

    Dashuri e re apo strategji marketingu? Duket se nuk do ta mësojmë dot shpejt nëse ka dicka mes Johnny Depp dhe avokates së tij bukuroshe, Camille Vasquez. Vasquez u bë e famshme në rrjetet sociale pasi iu bashkua ekipit të avokatëve të Johnny Depp. Videot në të cilat ajo vë Amber Heard në vështirësi në sallën e gjyqit i kënaqën përdoruesit e internetit.

    Camille ra në sy që në ditën e parë të gjyqit, kur kundërshtoi çdo strategji të ekipit të aktores Amber Heard. Mijëra video të Johnny-t dhe saj duke i hedhur njëri-tjetrit vështrime të ngrohta, duke u përqafuar apo duke u puthur në faqe në fund të seancave, janë duke qarkulluar në internet.

    Kaq u desh që të përflitej nëse mes dyshes ka dicka më shumë sesa thjesht një marrëdhënie avokat-klient.

    Së fundmi një gazetar e pyeti juristen nëse kishte një lidhje me Johnny Depp. E veshur me një kostum të bardhë dhe me një buzëqeshje rrezatuese, ajo ishte jashtë jygkatës, kur u ndalua nga gazetari i TMZ.

    “Përshëndetje, Camille! Njerëzit duan të dinë, a po takoheni me Johnny Depp? Është e gjitha në internet. Mund të na thoni, po apo jo?”, i tha gazetari.

    Camille nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes. Ajo vetëm nisi të qeshte, e më pas, shkoi të përshëndetes fansat e aktorit, të cilët e shohin si një lloj shpëtimtareje të yllit të Hollivudit. Videoja me reagimin e saj u bë shpejt virale dhe mblodhi mbi 27.3 milionë klikime në TikTok.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit