23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në një rast të rrallë, bashkëshorti dhe gruaja humbin jetën në të njëjtën ditë, nga kanceri

    Një burrë dhe një grua rreth të 50-tave humbën jetën nga kanceri brenda disa orësh nga njëri-tjetri, vetëm dy ditë para Krishtlindjeve.

    Steve Hawkins, 58 vjeç, dhe gruaja e tij, Wendy, 52, vdiqën nga forma të ndryshme të kancerit në të njëjtin spital në Yankton, SHBA, të premten.

    Çifti kishte tre fëmijë që tani janë në të 20-at. I biri, Trenton, tha se kishte qenë një “përvojë tragjike”, por edhe një rastësi e çuditshme për “prindërit e tij të mrekullueshëm”.

    Steve ishte diagnostikuar me kancer pothuajse pesë vjet më parë, ndërsa Ëendy ishte përballur me një “betejë të shkurtër” me sëmundjen.

    Pas një postimi në rrjete sociale për çiftin e ndjerë, u mblodhën rreth 18,000 dollarë në 3 ditë, të cilat do të shkojnë për shpenzimet e funeralit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit