23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në PD plas lufta mes grupit të Berishës dhe Alibeajt, edhe se kush do të kontrollojë Facebook-un

    Zgjedhja e presidentit të ri ka përplasur Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn në mbledhjen e grupit parlamentar.

    Ndërsa fokusi ka qenë pikërisht te procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit, deputetja Ilda Dhori ka shprehur në mbledhje një tjetër shqetësim.

    Deputetja ka pyetur Alibeajn se çfarë po ndodh me faqen zyrtare të PD-së në Facebook, pasi nuk po transmetohen aty deklaratat e tyre.

    “Çfarë po ndodh me faqen zyrtare të Facebook të PD-së? Nuk publikohet asgjë, as fjalët e deputeteve ne Parlament, as diskutimet në komisione”, ka thënë deputetja.

    Ndërsa Alibeaj u përgjigj: “Do rregullohet shumë shpejt”.

    Kujtojmë se pasi Komisioni i Rithemelimit pasi u fut në selinë e PD-së, mori kontrollin edhe të kanaleve të komunikimit.

    Grupi në Whatsapp i PD me gazetarët kontrollohet prej javësh nga “Rithemelimi”, ndërkohë që nuk kanë mundur të marrin faqen zyrtare në Facebook.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit