Në PD, nuk ka vetëm një Prof.Dr, por tani janë dy.
Pas Sali Berishës, edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, tashmë nënshkruan si Prof.Dr.
Në një letër drejtuar gjykatës si Prof.Dr, në gjyqin që fillon këtë të hënë, Malltezi shkruan se është krenar që “Kompleks Partizanin” e ktheu në një kompleks kullash.
Ai thotë se i është dashur të paguajë 800 mijë dollarë “për disa barraka të zëna forcërisht”.