9.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Në piramidën e Enver Hoxhës do ulen armiqtë e tij të betuar

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm një foto nga Piramida e Tiranës, ku do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit.

    Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se sot Tirana është zgjuar si Europa e Ballkanit.

    Ai shkruan edhe për Piramidën e Tiranës, vendin ku do të mbahen punimet e samitit të sotëm, ku thotë se sot aty do të ulen armiqtë e betuar të Enver Hoxhës.

    Postimi i plotë: 

    Mirmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë.

    Tirana mirëpret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Në këtë samit, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samitit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë.

    Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit