16.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Në prag të ndarjes: Adelina Tahiri tregon si arriti ta kapërcente krizën martesore!

    Këngëtarja Adelina Tahiri pohoi gati një vit më parë se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov ishte në krizë. Megjithate, duket se momenti i veshtire eshte kapercyer. Sipas Adelinës, pasi kaloi pak kohë nga zënka që patën, ata të dy kuptuan se dashuria nuk kishte mbaruar, duke shtuar se rikthimi ishte i dëshiruar nga të dy.

    “Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

    Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time”, tha Adelina.

    Në prag të ndarjes: Adelina Tahiri tregon si arriti ta kapërcente

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit