28.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Në pritje të ‘fakteve’ nga Çim Peka, kryeministri Edi Rama bën gati “dorëheqjen”!

    Nga Aranit Muraçi

    Zëdhënësja e kryetarit të opozitës ka mbështetur një pikëpamje të kundërt dhe tejet demoralizuese me atë të kryeministrit, Edi Rama, për qeverisjen.

    Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga Floriana Garo, gjatë bisedës me Blendi Fevziun, është arritur në përfundimin se “askund nuk jetohet më mirë se në Shqipëri.”

    Ky përfundim u arrit teksa gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ku foli për etapat e rëndësishme që kanë lënë shenjë në jetën e tij profesionale.

    Rama që kur mori pushtetin dhe të paktën deri më sot kurrë nuk ka pretenduar se Shqipëria është “vendi më i mirë për të jetuar”.  E ndërsa siguroi pak javë më parë mandatin e katërt radhazi, Rama vazhdon të këmbëngulë se për Shqipërinë europiane “ka ende shumë për të bërë”.

    Mbi gjysma e popullsisë është larguar në emigracion dhe shpesh i bezdisur nga kritikat se përse qeveria e tij nuk ka arritur dot të frenojë të rinjtë që të qëndrojnë dhe ta shohin të ardhmen në Shqipëri, kryeministri është përpjekur të justifikohet duke e konsideruar fenomenin rajonal, madje edhe më të gjerë se kaq.

    Mësohet nga burime ende të pakomfirmuara se ky pretendim i Fevziut, i promovuar nga zëdhënësja e PD-së, e ka ‘demoralizuar’ aq shumë kryeministrin Edi Rama, edhe pse nuk është mundur asnjëherë nga opozita saqë për herë të parë ka menduar të japë “dorëheqjen”.

    – “Nëse kjo është e vërtetë, atëherë çfarë më mbetet të arrij më tej në qeverisje” – mësohet të ketë thënë Rama.

    Megjithatë, lidhur me opinionin surprizë të Fevziut te zëdhënësja e Berishës, kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende dhe as ndonjë anëtar tjetër i qeverisë; para se të japë “dorëheqjen”ndoshta qeveria është në pritje të një reagimi me ‘fakte’ nga gazetari Çim Peka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit