12.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Në proces divorci me Ilir Metën, Monika Kryemadhi gjen “ngushëllim” tek e ëma!

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vendosur që t’i kalojë me familjen ditët e saj të vështira.

    Pas procesit të divorcit që ka nisur me presidentin e PL-së, Kryemadhi duket se ka zgjedhur që t’i rikthehet rrënjëve të saj dhe të kalojë kohë me familjen.

    Madje ka postuar edhe një foto me nënën e saj, Fatimen, duke i bërë edhe një dedikim…

    Dedikim që duket se vjen pas momentit të vështirë që po kalon Kryemadhi.

    “Dibër, toka e mamit…! Kur rrëzohesh, nëna jote është gjithmonë aty për të të ngritur,” shkruan në postimin e saj, Monika Kryemadhi.

    E teksa kjo e fundit ishte në Dibër, Ilir Meta zgjodhi ta kalonte fundjavën me miqtë e tij në Mat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit