11.5 C
Tirana
E premte, 26 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Në shtëpinë e ndërtuar mbi pemë! Historia e dy vëllezërve shqiptarë!

    Petriti dhe Paulini, djemtë e Park Blinit janë heronj të turizmit shqiptar. Ndërtuan shtëpinë e parë, lanë Norvegjinë dhe e mbushën zonën në Shalë, me norvegjezë, gjermanë, polakë e turistë nga e gjithë botë. Ata sollën dritë në Dukagjin. Dritën e turizmit dhe dritën reale, sepse zona punon me gjeneratorë dje linjën e kanë sjellë vetë banorët.

    Petriti dhe Paulini u kthyen nga Norvegjia në tokën e tyre në Dukagjin. Që prej ditës që babai u tregoi shtëpinë dy vëllezërit menduan mënyra e mënyra, se si të ktheheshin në atdhe.

    Gjëja e parë që bënë ishte ndërtimi i një shtëpie prej druri, sepse biznesi me të cilin merrej babai në Norvegji, ishte me dru. Ndërtuan një shtëpi druri mbi pemë dhe 6 vjet më vonë u kthyen përgjithmonë në vendin e tyre.

    Shtëpinë e tyre e quajtën Park Blini, sepse rreth e rrotull kishte vetëm dru blini, ndërsa Park e quajtën prej dëshirës së madhe dhe ëndrrës për ta bërë të tillë, edhe pse ata kishin vetëm një shtëpi.

    Djemtë u kthyen dhe e bënë vërtet realitet Park Blinin në vendin ku kishin ndërtuan shtëpinë mbi pemë. Ëndrra e tyre është kthyer tashmë në kënaqësinë e mahnitshme të të gjithëve të cilët shijojnë sajë Park Blinit shijojnë magjinë e një parajse mbi ujë, siç është kjo mes Komanit dhe Dukagjinit.

    Pasi Petriti dhe Paulini ndërtuan këtë parajsë, të tjerë erdhën dhe ndërtuan hotele dhe bujtina.

    Historia e dy vëllezërve është e ngjashme me atë të Altinit të Mrizit të Zanave, për zonën. Ata janë njerëzit që krijuan mrekullinë në këtë zonë duke sjellë të gjithë të huajt dhe duke e kthyer Lumin e Shalës në atraksionin turistik në më të ndërkombëtarizuarin dhe instagramushëm në vend.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit