18.5 C
Tirana
E diel, 20 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Në Suedi, seksi është tashmë një sport dhe do të mbahet një kampionat

    Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport dhe gjithashtu do të organizojë Kampionatin Europian të Seksit për herë të parë në Goteborg më 8 qershor.

    Kampionati Europian i Seksit do të fillojë më 8 qershor dhe do të vijojë për gjashtë javë ku pjesëmarrësit do të angazhohen në aktivitete seksuale nga 45 minuta deri në 1 orë çdo ditë.

    Sipas raporteve, pjesëmarrësit do të vlerësohen në 16 disiplina, përfshirë seksin oral, joshjen, penetrimin, qëndrueshmërinë, numrin e orgazmave, njohuritë për seksin, kiminë dhe komunikimin në çift, pamjen e jashtme etj. Në përputhje me këto aspekte, ata do të marrin nga 5 deri në 10 pikë.

    Pjesëmarrësit pritet të njohin mirë kamasutrën dhe do t’u jepen pikë shtesë.

    Me fjalë të tjera, ashtu si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara në seks kërkon stërvitje. Prandaj, njerëzit mesa duket duhet të fillojnë të konkurrojnë edhe në këtë fushë…

    Për momentin, e kemi të paqartë se si do të vlerësohen konkurrentët, por sapo të marrim vesh diçka, do t’ju njoftojmë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit