Ndërkohë që në mes të Tiranës po kryhen ndërtime pa leje, madje prej tyre ka shprehur habinë edhe vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku kur nisi aksioni propagandistik i gjoja sekuestrimit të këtyre ndërtimeve, në Gjirokastër Policia e Shtetit nuk të fal.
Kjo polici që me të fortin tregohet si pulë dhe trimërohet me të dobtit, ka nisur procedimin penal ndaj një të moshuari për ndërtim pa leje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje”, njofton policia.



