Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish lidhur me misterin e zhdukjes së të shumë kërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, ku duket i bindur se ai është vrarë nga grupet rivale.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatave elektorale, ku teksa fliste për patronazhistët, i drejtohet Ervis Martinajt në atë kohë duke thënë: “I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur lishencat e basteve, ne ja u dimë targën e makinës”.
Hoxha i kërkon Ramës që të japë informacion se ku e kanë dërguar “Los Pepes” (Los Pepes , një emër që rrjedh nga fraza spanjolle ” Perseguidos por Pablo Escobar “, ishte një grup vigjilent i përbërë nga armiqtë e Pablo Escobar) biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn.
Sipas gazetarit, Ervis Martinajn e kanë marrë peng disa persona të veshur me uniformë policie.
Postimi i plotë i Artna Hoxhës:
“Patronazhimi”, e di jo vetem makinen, por edhe targen…
Meqë e di, se në çfare makine levizte ai “drejtori” i lojërave të fatit!!!!
Madje u dije dhe targen e makines….!!!!
Zamet e ke, kontrolloje njehere sinjalin, se mos të kane derguar haber, ku e ka çuar ajo skuadra, qe perdor uniformen e forcave speciale…
Në fund të fundit, ke nje detyrim, ligjor dhe moral, te na thuash çfare fati pati ai, “drejtori” i lojerave të fatit…
Kur them “ti”, jo “regjimi….por “patronazhimi”….
(“Los Pepes” made in Albania)
Çeshtje fati shkoi kjo pune, apo nuk i hape dhe bastet online tani…
(Kur dhe pse eshte bere kjo deklarate ndaj Ervis Martinajt, do e tregojme me vone).



