Rasim Maksuti është 74 vjeç dhe jeton në periferi të Vlorës. 7 vite më parë ai humbi bashkëshorten dhe sot jeton i vetëm, pa asnjë përkrahje.
Shtëpia ku banon, vetëm e tillë s’mund të quhet. Pa asnjë të ardhur dhe në pamundësi për të përballuar jetën, duket sikur i moshuari është dorëzuar përballë fatit që I ka rezervuar jeta.
“Kam batanijen, pa zjarr, pa drita, m’i prenë, se s’i paguaj dot . Ndihmë nga shteti, po më ndihmuan mirë po s’më ndihmuan të vdes”, thote i moshuari.
Në rininë e tij ishte i apasionuar pas muzikës, madje ishte disa herë pjesëmarrës në festivalin e këngës në qytetin e lindjes.
“Punëtor në fermë kooperativë, tani mbaroi filmi. Muzikant kam qenë, 7 herë në festival në Gjirokastër”, tregon 74-vjeçari.
Pa pension e pa familje, Maksuti nuk ka shpresë se do të shohë ditë të bardha në jetën e tij.
Në qarkun e Vlorës jetojnë një numër i madh i komuniteti rom. Shumica e tyre janë të papunësuar dhe jetojnë në varfri të plotë.