Në një intervistë të dhënë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Neda Balluku ka rrëfyer detaje nga eksperienca e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ruan me ish-banorët dhe planet personale për të ardhmen.
Mes të tjerash, nuk ka ngurruar të flasë për planet e saj estetike:
“Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. Jo buzë e mollëza, sepse mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrën shqiptarëve. Çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë diferencë. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam.”
Ajo shpjegon arsyet personale pas ndërhyrjes:
“Për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht e ndien këtë tek gjoksi. Vitin e ardhshëm, për 35-vjetorin tim, do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.”