Për herë të parë në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku ka pranuar se është në proces ligjor divorci me Ogren Ballukun, pas rreth 10 vitesh martesë.
E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.
“Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, tha ajo.
Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë.
Gjatë rrëfimit të saj në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm.



