16.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nën akuza në Australi për drogë, reagon gruaja e aktorit Vis Pupa

    Belina Pupa është vënë nën akuzë për kultivimin e një sasie droge në Australi.

    Ajo po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park.

    Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, aktorin Vis Pupa.

    Pasi lajmi ka bërë xhiron e rrjetit, Belinda është pyetur nga Dritare TV.

    “Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve.

    Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë.

    Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar”, ka shkruar zonja Pupa në përgjigjen e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit