Llogaria e verifikuar e Instagram-it të Tina Knowles “pëlqeu” një postim nga një media që raportonte për akuzën e përdhunimit ndaj dhëndrit të saj, Jay-Z, por nëna e Beyonce ka mohuar gjithçka.
Nëna e këngëtares u shpreh se nuk ishte ajo që e pëlqeu atë postim.
Në screenshot-in e një shkrimi të postuar në Instagram, ajo shprehet:
“Më kanë hakuar! Siç e dini të gjithë, unë nuk luaj me familjen time. Prandaj, nëse shihni diçka që nuk është karakteristike për mua, mos harroni se nuk jam unë!”
Në përshkrimin e postimit, ajo shtoi:
“Ju lutem, mos luani me mua! Asnjë armë kundër familjes sime nuk do të ketë sukses.’”
Siç raporton People, kjo është një referencë nga një pasazh biblik.



