3.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nëna e Brikenës reagon për raportin me Mateon: Njohja e saj në të kaluarën ka qenë…

    Nebahate Selmani, nëna e Brikenës, banores së edicionit të pestë të “Big Brother VIP” ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me raportin e së bijës me Mateon, pas diskutimeve të shumta që janë ngritur së fundmi.

    Përmes një mesazhi të dërguar në emisionin “Fan Club”, zonja Selmani ka sqaruar se nuk mund të jetë e pranishme në studio për shkak të angazhimeve në punë, por ka zgjedhur të shprehet me shkrim, duke dhënë edhe lejen që deklarata e saj të lexohet publikisht.

    Në reagimin e saj, ajo thekson se njohja e Brikenës në të kaluarën ka qenë thjesht njerëzore dhe e përfunduar prej kohësh, pa lidhje serioze apo premtime. Sipas saj, nuk ka asnjë arsye që të hapen tema të vjetra apo të rikthehen në vëmendje persona dhe situata që sot nuk kanë rëndësi.

    “Përshëndetje! Jam Nebahate Selmani, nëna e Brikenës në BBVA 5. Po ta nis këtë mesazh pasi më treguan që po kërkoni një telefonatë apo pjesëmarrje në studio për të komentuar lidhur me situatat e Brikenës! Pasi nuk mundem të jem prezent fizikisht, shkaku i punës dhe po ruaj ditët për pushim në rast ndonjë surprize për vajzën time, dua të deklarohem vetëm me mesazh, të cilin keni leje ta shfaqni në studio. Nuk jam mësuar të flas publikisht, por si nënë ndjej përgjegjësi t’i them disa fjalë! Vajza jem ka vendosur të jetë e një formati televiziv dhe kjo nuk do të thotë se jeta private dhe personale e saj të kthehet në temë diskutimi, sidomos çështjet e kaluara.

    Njohja e saj në të kaluarën ka qenë diçka njerëzore, e mbyllur prej kohësh, pa lidhje dhe pa premtime, ashtu siç e ka thënë edhe ajo! Nuk kemi asnjë arsye të hapim tema të vjetra ose të vendosim në qendër të vëmendjes persona dhe situata që sot nuk janë me rëndësi! Secili le të vazhdojë lojën dhe jetën e vet me respekt! Unë si nënë jam krenare për vajzën time dhe mënyrën se si ajo po e përballon këtë eksperiencë! Nuk ka nevojë të mbrohet me zërat e tjerë po me vlerat që ka marrë nga shtëpia e vet! Me këtë deklaratë e konsiderojmë temën e mbyllur dhe nuk do të japim komente të mëtejshme! Ju faleminderit për mirëkuptimin”, shprehet ajo në mesazhin e saj.

    Nebahate Selmani shton se është krenare për mënyrën se si Brikena po e përballon eksperiencën në “Big Brother VIP 5” dhe thekson se ajo nuk ka nevojë të mbrohet nga zëra të tjerë, por nga vlerat që ka marrë nga familja e saj.

    Në fund të mesazhit, nëna e Brikenës e konsideron çështjen të mbyllur dhe bën të qartë se nuk do të ketë komente të tjera në lidhje me këtë temë, duke kërkuar respekt për vajzën e saj dhe për rrugëtimin e saj brenda lojës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit