20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nëna e Luizit i dërgon mesazh të birit dhe komplimenton Oltën, injoron Kiarën

    Banorët e Big Brother Vip kanë marrë sërish mesazhet e fansave të tyre nëpërmjet aplikacionit “Big Love” pasditen e sotme .

    Ata janë ulur në living dhe kanë lexuar të gjitha mesazhet e shfaqura në ekranin e shtëpisë dhe përshëndetën dhe falenderuan të gjithë mbështetësit e tyre. Por, duket se mesazhi më i veçantë ka qenë nga nëna e Luizit, Angjelina Ejlli.

    “Pershendetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju rujt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin edhe Oltën në një bluze. Nana e Luizit nga New York, Angjelina Ejlli” thuhej në mesazhin e nënës së Luizit.

    Ky mesaszh ka emocionuar shumë Luizin dhe e ka lumturuar, por dhe banorët e tjerë, të cilët edhe kanë qeshur nga fjalët e saj “çapaçula”.

    Ajo që vihet re është se në mesazhin e nënës së Luizit, nuk përmendet askund Kiara dhe ky mesazh vjen në një kohë kur në rrjet Olta po komplimentohet për kujdesin ndaj Luizit ndërsa Kiara po kryqëzohet si e pashpirt.

    Ndoshta nga ndikimi i lojës, apo për faktin që nuk është shumë dakort për këtë lidhje, nëna e Luizit, kishte zgjedhur mos të kishte një mesazh për “nusen” e saj. Në rrjet nuk kanë munguar edhe komentet “Kiara left the chat”, pasi kanë ndjekur videon me mesazhin e dërguar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit