11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Nëna më ka futur në frigorifer për të ikur në Gjermani’: Getinjo flet për fëmijërinë e vështirë

    Getinjo i ka dhënë mundësinë publikut që ta njohë në disa aspekte të tjera, përpos muzikës. Pas një surprize, ku në ekran iu shfaqën foto nga fëmijëria, reperi nuk ka hezituar të rrëfejë historitë që shënjuan jetën e tij.

    “Këtu jemi në Gjermani, pas një udhëtimi të gjatë, ku kemi kaluar në mënyrë të paligjshme, por nëna nuk është dorëzuar. Kemi provuar të kalojmë kufirin dhe kemi qenë në një kamion. Unë kam qenë 2 vjeç e gjysmë a 3. Nëna, për të më fshehur, që të mos më shihnin policët kufitarë, më ka futur në një frigorifer. Ka qenë rrezik dhe një vendim shumë i sikletshëm për nënën. Kur hasëm kontrollim, na kanë kontrolluar shumë dhe e hapën frigoriferin. Kur më kanë gjetur, janë shokuar”.

    Më pas, shtoi:

    “Mbaj mend që ka qenë një gëzim shumë i madh kur nëna është takuar me babin, sepse babi na ka lënë në Kosovë. E përgëzoj shumë nënën për guximin, sepse u nis në një rrugë të gjatë, me një fëmijë”.

    Getinjo u ndal edhe te marrëdhënia e tij me të atin:

    “Ka qenë gjithmonë shok dhe një mentor shumë i mirë. Raporti s’ka ndryshuar kurrë, veç është forcuar shumë. Bisedoj shumë me babin, për gjithçka. Nuk biem dakord shpesh. I kam dhe unë ato idetë që nuk m’i pranon, por as m’i kundërshton”, tha reperi.

    Moderatori Alaudin Hamiti ia rikujtoi këtë moment dhe Getinjo sërish shprehu të gjithë admirimin dhe respektin për sakrificat e prindërve.

    “Bravo i qoftë nënës sime! Edhe babit, që ka mbajtur kontaktet me të edhe pse u largua prej vendit”, tha Getinjo, duke çmuar përpjekjet e tyre për të mbajtur gjallë dashurinë e tyre, pavarësisht çdo sfide me të cilat u përballën.

    Një tjetër moment që u përmend, ishte edhe ai që reflektonte gjendjen e Kosovës pas luftës. Getinjo tha me krenari se mbartte fruta dhe perime, për të blerë diçka për të ngrënë. Reperi tregoi shumë mbështetje për këdo që e bën një punë të tillë sot dhe uroi që të gjithë të kenë rrugëtimin dhe sukseset e tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit