12.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nënë për herë të parë, Samanta Karavella poston foton me vajzën dhe zbulon emrin e saj

    Këngëtarja Samanta Karavella, është bërë nënë për herë të parë.

    Ajo ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto me vajzën e saj në krah.

    Samanta ka zbuluar se e ka quajtur vajzën e saj Gia Rose, e cila ka lindur më 18 mars të këtij viti. Krahas fotos, këngëtarja ka shkruar:

    “E gjithë bota në krahët e mi”, duke shprehur gëzimin e madh që ndjen për këtë moment të paharrueshëm.

    Përpara këtij postimi, Samanta kishte shpallur shtatzëninë e saj përmes një videoje ku shfaqej krah partnerit të saj, duke e shoqëruar me fjalët: Ne të tre…Një kapitull i ri fillon. Mezi po pres për ty.

    Ky është një moment i veçantë për këngëtaren, e cila ka vendosur të ndajë këtë gëzim me të gjithë ata që e mbështesin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit