10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nënë për herë të parë: Zhaku zbulon pse e quajti djalin ‘Amon’ dhe veten ‘plotësisht shtëpiake’

    Zhaku, (Inida Gjata) solli në jetë bebushin e saj të parë në gusht. Ajo dhe partneri gjerman Christian Kreuz vendosën ta quanin djalin Amon.

    Zhaku zbuloi kuptimin e emrit të vogëlushit dhe sesi po i shkon jeta tani që është bërë nënë.

    ‘Amon’- është një emër i vjetër hebre i një mbreti dhe do të thotë “njeri i popullit”. Çifti donte një emër të thjeshtë në çdo kuptim të mundshëm (si në tingull ashtu dhe në kuptim) dhe Amon mbetej zgjedhje unike.

    “I jam dedikuar plotësisht mëmësisë dhe jam bërë 100% një shtëpiake krenare. Madje Christiani u habit, kur unë me shumë krenari thosha në spital jam shumë krenare që jam shtëpiake. Eshtë shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë.”- tregoi gjithë emocione Zhaku për kapitullin e ri të jetës së saj.

    Inida, 40-vjeç dhe Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant kurorëzuan në martesë romancën e tyre në 2013. Gjatë një interviste të dhënë në qershor të 2021-shit, Zhaku tha se marrëdhënia e tyre ka patur dhe ndarje të gjata (prej 2 vitesh), por çfarë e shpëtoi martesën ishte koha e kaluar vetëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit