Padyshim që ngjarja më e komentuar e momentit është mungesa e Beatrix mbrëmjen e kaluar në Big Brother dhe mërzitja e aktorit Donald Veshaj.
Megjithëse Einxhel nuk desh ta diskutonte në emision, më vonë ajo diskutoi me Donaldin dhe Beniadën për atë që ndodhi.
“Këta do të dalin jashtë dhe do të sqarohen dhe asaj do t’i ngelë pishman që nuk ka ardhur”, tha moderatorja për Beatrix.
Kjo e fundit ka marrë vendimin të largohet nga Shqipëria për disa ditë jashtë, ndërsa ende nuk dihet se kush e shoqëron dhe ç’destinacion ka zgjedhur.
Lart e poshtë flitet se Beatrix ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë, ndërsa destinacioni ende s’është bërë i ditur. Nga ana tjetër, Donaldi ka qëndruar mbrëmë vetëm megjithëse të gjithë të tjerët festonin.