18.5 C
Tirana
E martë, 18 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Neritan Ceka: Politikanët shqiptarë janë katunarë, ndaj s’bëhet ky vend

    Arkeologu dhe akademiku Neritan Ceka i ftuar në emisionin “Arnautistan” tha se klasa politike në Shqipëri ka qenë pragmatiste, pa organizëm dhe pa programe e ideale. Ai vë në dukje se në këtë drejtim vendi është pothuajse i pashpresë.

    Ndër të tjera Ceka shprehet se klasa politike vjen nga katundet dhe vet Tirana është një konglomerat katundesh.

    “Ajo që na ka munguar në Shqipëri është që klasa politike u zhduk në kohën e komunizmit. U krijua një klasë e cila u frymëzua me një nacionalizëm i cili ishte kryesisht dekorativ, s’ishte përmbajtësor. Këtu gjysma e patriotëve të mëdhenj u mënjanuan sepse u quajtën reaksionarë, katolikë, e kështu me radhë.

    Për fat të keq klasa politike që nga 90-ta deri më sot nuk pati në programin e saj formimin e një klase politike që mungonte, pra ka qenë pragmatiste, e përkohshme, zhduket menjëherë nga ekrani, jo sa vdesin, por sa ikin nga pushteti janë njerëz që s’i njeh kush! Nuk kanë lënë trashëgimi, s’kanë pasardhës.

    Ne s’kemi një klasë politike siç është e majta italiane që nxjerr figura pa fund, edhe e djathta italiane. Asnjë nga partitë politike s’ka një program. S’kanë një organizëm siç ka gjithë bota, një fondacion, në Gjermani ke dy, por edhe në Itali, që kanë fondacione për përgatitjen e klasës politike.

    Këtu secila rekruton njerëz pragmatistë, pa programe, pa ideale. Në këtë drejtim jemi pothuajse pashpresë. Kjo është një klasë politike që vjen nga katundet. Tirana është konglomerat katundesh”, tha Ceka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit