18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Neritan Ceka zihet live me gazetaren, që e quajti “gjysh”

    Studimet shkencore janë kthyer në temë debati mes historianit Neritan Ceka dhe gazetares Fatmira Nikolli.

    Kjo e fundit i është drejtuar Cekës duke i thënë se komunikimi i tij kundrejt saj nuk ka qenë i përshtatshëm ndërsa shtoi se e toleroj për shkak të moshës.

    Ceka në një moment është revoltuar duke i thënë gazetares që të lexoj mirë e më pas të vij të bëjë debat me të.

    Ceka: Doni mësim juridik

    Nikolli: Mënyra juaj e komunikimit kundrejt meje sonte ka qenë tërësisht e palavdërueshme, ju toleroj se keni moshën e gjyshit tim

    Ceka: Këto që bëhen në media janë falsifikime. Të më bëni ju gënjeshtar në moshën time, nuk pranoj. Nga i nxirrni këto. Lexoni mirë dhe hajde bëni debat.

    Fatmira Nikolli: Akademia e Shkencave është vetëm një institucion që mblidhet për të bërë konferenca dhe kaq. Punën studimore nuk e bën. E bën Akademia e Studimeve Albanologjike.  Ajo që i mungon Akademisë së Shkencave është forca e studiuesve  për të bërë kërkime shkencore për të bërë punime.  Asambleja  nuk punon dot për kërkim shkencor

    Neritan Ceka: Nga i di ti këto gjëra. Nuk ju kam parë asnjëherë në Akademinë e Shkencave. Ligjin se kenie lezuar dare. Ligji për akademinë e Shkencave i ka të gjitha këto gjëra që thoni ju nuk i ka. Nëse unë ju dëgjova, më dëgjoni dhe mua.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit