Aktori i njohur Neritan Liçaj ka folur me sinqeritet për historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij, të cilën e përshkroi si një “goditje rrufe”. I ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, Liçaj u kthye pas në kohë për të rrëfyer fillimet e romancës së tyre, që datojnë në vitin 1997, një periudhë që ai e kujton me shumë nostalgji.
Aktori theksoi se ato ishin kohë të bukura, por edhe të forta, ku lidhjet njerëzore krijoheshin më thellë dhe më intensivisht. Sipas tij, periudhat radikale i afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin, pasi është vetë klima e kohës dhe energjia përreth që të bën ta ndiesh tjetrin shumë pranë vetes.
Për Liçajn, dashuria e asaj kohe ishte e pastër dhe e fuqishme, e ndërtuar mbi ndjesi të forta dhe përjetime që linin gjurmë të thella.
Neritan Liçaj: Ka qenë një goditje rrufeje.
Floriana Gara: Si ka qenë të zhvilloje një romancë në vitin 1997?
Neritan Liçaj: Ishte shumë e bukur. Ishte kohë radikale. Njerezit kur janë në kohë të tilla radikale lidhen më shumë me njëri-tjetrin, sepse është vetë koha, është vetë atmosfera që të bën ta ndiesh shumë pranë vetes atë njeri.



