20.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nëse ju duhej pak motivim, duhet të shihni rutinën e këtij burri 100-vjeçar!

    Les Savino nga Hanoveri, Pensilvani, mbushi 100 vjeç në gusht, por vështirë të mendosh për moshën, kur sheh jetën e tij kaq aktive!

    Savino ka mbajtur të njëjtën rutinë stërvitjeje që ka pasur që nga vitet ’80, dhe sasia e ushtrimeve që ai bën çdo ditë është e pabesueshme.

    Ai shkon zakonisht 5 herë në javë në palestër dhe kalon atje rreth 3 orë në ditë. Që prej vitit 1983, ai stërvitet nga ora 7:30 deri në 10:30 të mëngjesit.

    Në një intervistë për USA Today, ai u shpreh:

    “Nuk më pëlqen të shkoj çdo ditë tani që jam 100 vjeç, por gjithsesi e bëj. E di që është e nevojshme nëse dua ta shijoj jetën. Shumica e njerëzve në moshën time nuk e shijojnë më jetën. Ditët e mia janë po aq normale sa kur isha 30 vjeç. Për mua, stërvitja është më e mirë se ilaçi. Shumë njerëz jetojnë vetëm me pilula, por unë jo.”

    Sidoqoftë, edhe pse 100-vjeçari merr ilaçe për tensionin, ai nuk ka menduar për asnjë moment të mos stërvitet kurrë.

    Savino gjithashtu thekson se të dy prindërit e tij italianë kishin gjene të mira, dhe ndërruan jetë në moshat 89 dhe 84 vjeç.

    Kur bëhet fjalë për dietën, atij i pëlqejnë shumë ushqimet e detit, por s’ka ndonjë specifikë të veçantë.

    “Unë nuk kërkoj ndonjë ushqim të veçantë. Ha si gjithë të tjerët. Megjithatë, kam vënë re se mishi nuk është i preferuari im.”

    100-vjeçari thotë se i pëlqen pudingu me çokollatë dhe të pijë Martini, ama sekreti i jetëgjatësisë, sipas tij, është fakti se ka qenë gjithnjë i rrethuar me dashuri!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit