14.5 C
Tirana
E premte, 10 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nëse partneri juaj është në njërën nga këto punë, ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë

    Një studim i fundit ka zbuluar se disa burra kanë më shumë prirje për të tradhtuar partneret e tyre dhe profesioni duket se luan një rol kyç.

    Sipas Institutit për Studime Familjare në SHBA, burrat që mbajnë pozicione të larta si drejtorë ekzekutivë, kirurgë apo mjekë, si dhe ata që janë të papunë, kanë më shumë gjasa të jenë jobesnikë në marrëdhënie.

    Studiuesja Wendy Wang analizoi të dhëna nga Sondazhi i Përgjithshëm dhe arriti në përfundimin se 18% e burrave me poste të larta kishin tradhtuar partneren e tyre. Po ashtu, edhe burrat e papunë, veçanërisht ata në moshën 25–54 vjeç, kishin shfaqur tendenca të ngjashme, teksa rreth 1 në 5 burra kishin pasur një lidhje jashtëmartesore.

    Ekspertët shpjegojnë se mungesa e stabilitetit profesional ose varësia ekonomike nga partnerja mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin e burrave, duke i bërë ata më të pasigurt emocionalisht dhe, rrjedhimisht, më të prirur për të kërkuar vëmendje jashtë lidhjes.

    Po gratë? 

    Ndërsa shpesh flitet për tradhtinë mashkullore, studimi tregon se edhe gratë nuk janë imune ndaj këtij fenomeni. Sipas të njëjtit sondazh, 14% e grave pranojnë se kanë tradhtuar partnerin.

    Megjithatë, kur vjen puna te profesioni, ndryshimet mes gjinive janë të dukshme. Gratë që punojnë në profesione me status të ulët (21%) kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sesa ato në pozita më të larta (9%), e kundërta e asaj që ndodh me burrat.

    Shenjat që mund të tregojnë se partneri po ju tradhton

    Psikologët kanë identifikuar disa shenja paralajmëruese, që mund të ndihmojnë në zbulimin e një tradhtie:

    E fsheh telefonin kur jeni bashkë, ose e merr kudo me vete

    Nuk poston asnjëherë foto me ty në rrjetet sociale

    Refuzon të tregojë vendndodhjen apo nuk ndan asnjë informacion për planet e tij

    Ekspertët sqarojnë se nuk bëhet fjalë për kontroll apo xhelozi të tepruar, por për komunikim bazë dhe transparencë, që duhet të jetë e natyrshme në një marrëdhënie të shëndetshme

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit