Një debat i tensionuar është regjistruar ditën e sotme mes Ermal Mamaqit dhe gazetarit Flavio Qarrit.
Teksa po zhvillonin një debat mbi librin e shkruar së fundmi nga Mamaqi, ku i fundit e ka sfiduar Qarrin që të vinte të ndiqte trajnimet e tij, dhe nëse nuk do i pëlqenin, komediani do dilte lakuriq të ecte në bulevardin kryesor të Tiranës.
Flavio Qarri: Unë mendoj dhe i qëndroj asaj që kam thënë më herët, nëse një njeri ka nevojë për ndonjë motivim, iluminim janë që të gjitha falas. Nuk ka nevojë për trajnime dhe strukturime. Çdo trajnim janë në funksion të personit që i bënë…
T’i qan vëllai jot dy vezë të skuqme po më duket e tepërt të them që jam kuzhinier. Kjo është autobiografi.
Ermal Mamaqi: I dashur suksesi ka gjurmë, dhe nëse ti ikën në këto gjurm ti mund të bësh sukses gjithashtu.
Flavio Qarri: Paske hy dhe tek magjia e zezë…
Ermal Mamaqi: Mbaj kanatjere dhe u këndoi njerëzve… Po të bëj një ofertë, hajde në trajnim që do jetë dy ditë në Kosovë. Nëse ty trajnimi nuk të pëlqen unë do dal pa brekë dhe do ec nga Bulevardi deri tek Skënderbeu.
Flavio Qarri: Çështja është që nuk duam të të shofim pa brek lal.



