E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, moderatorja Lei Kraja ka folur hapur për një nga periudhat më reflektuese të jetës së saj, duke ndarë detaje personale nga viti 2025.
E emocionuar dhe mes lotësh, Lei rrëfeu se gjatë këtij viti është përballur me probleme shëndetësore, një situatë që e ka tronditur dhe njëkohësisht e ka bërë të ndalet e të vlerësojë më shumë jetën dhe gjërat e vogla. Ajo theksoi se kjo përvojë i ka ndryshuar perspektivën dhe e ka bërë më mirënjohëse për çdo ditë.
Moderatorja foli gjithashtu edhe për dëshirat dhe ëndrrat e saj për vitin 2026. Lei zbuloi se në planet e saj janë një dasmë dhe dëshira për t’u bërë nënë, duke e përmendur këtë si një nga synimet më të mëdha personale.
E ngacmuar nga moderatorja Bieta Sulo në lidhje me një deklaratë të mëparshme për një fëmijë me Arbër Çepanin, Lei sqaroi se ajo ishte bërë në formë miqësore dhe me humor. Megjithatë, ajo shtoi se e uron një shtatzëni dhe nuk e përjashton si dëshirë për të ardhmen.



