Nga Bledi Mane
Të dyja me origjinë veriore, të dyja katolike, të dyja eksponente të larta politike, të dyja kryetare parlamenti veçse kanë një ndryshim të vogël…
Brunia flokëzezë nuk i hiqte nga goja sharjet madje mallkimet dhe ofendimet e saj mbeten unike dhe historike: Kapje prej zhelesh, nxjerrje jashtë me dhunë, plumb ballit për të majtët.
Bardhoshja flokëverdhë ligjërimin e saj publik e ka racional, nuk njeh atakime e mallkime por mbahet mend si unike e historike zbritja e saj nga zyra e ministres së arsimit e direkt aty në “rrugën e Durrësit” mes turmës së 10 mijë studentëve.
Burrëror ballafaqimi i Linditës me protestën e studentëve, frikacakërore gjuha e Jozefinës pas mikrofonit të kryeparlamentares.
Megjithëse moshatare, Jozefina ka dalë në pension të parakohshëm e nuk e voton më askush ndërsa Lindita vazhdon ashtu e qetë e plot elegancë të drejtojë parlamentin e Shqipërisë.
Janë ende të njëjtët llafazanë, sherxhinj e kërcënues deputetë si në kohën e Topallit por ndryshe nga atëhere tashmë nuk kërcet as karrigia kokës e as i hidhet benzinë zjarrit.
Jo se është rritur çmimi i benzinës por është rritur përgjegjësia qytetare aty në menaxhimin e agorës së demokracisë dhe Lindita Nikolla di ta bëjë mirë këtë punë.
Ndaj Lindita vazhdon të votohet e të qeverisë ndërsa Jozefina i bën hije foltores dhe partisë! 😉✌