8.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Nga bunkerët te vilat luksoze: RAI3 dokumenton transformimin e Sazanit në “Ishullin e Trump”

    Emisioni  “EstOvest” në RAI3 i ka kushtuar një reportazh ishullit të Sazanit, duke e cilësuar atë si “Ishulli i Trump”. Reportazhi analizon tranzicioni i perlës natyrore shqiptare, nga një bazë ushtarake e izoluar dhe plot bunkerë, në një destinacion elitar për miliarderët. Në qendër të vëmendjes është plani ambicioz i Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Ky investim, që kap vlerën e 1.4 miliardë dollarëve, parashikon ndërtimin e vilave dhe resorteve luksoze, duke u mbështetur ndjeshëm nga qeveria shqiptare.

    Megjithëse projekti ka ngjallur interes të madh te agjencitë turistike në Puglia të Italisë, ku ekspertë si Giancarlo de Venuto e shohin si një vlerë të shtuar për turizmin e të dy anëve të Adriatikut. Reportazhi i RAI3 sjell edhe anën tjetër të medaljes përmes dëshmisë së regjisores italiane Caterina Gerardi. Autorja e dokumentarit “Ishulli i Rinës. Rikthim në Sazan”, e cila dokumentoi historinë e shkrimtares Rina Durante (vajza e një komandanti italian që jetoi në ishull në vitet ’30), shprehet e trishtuar për fatin e Sazanit.

    Sipas Gerardit, transformimi i ishullit në një zonë private luksi është i shëmtuar dhe i padrejtë për popullin shqiptar Ndërkohë Sazani dikur pikë strategjike e “Regia Marina” dhe më pas simbol i fortifikimit komunist, sot ai përfaqëson simbolin e ri të investimeve të huaja direkte në Shqipëri, duke lënë pas historinë e tij ushtarake për t’u bërë pjesë e pasurive të paluajtshme të familjes Trump.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit