11.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nga “dashuria” anti-amerikane, në dyert e gjykatës: Konflikti që ndau Berishën dhe Metën

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar debatin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta për dekretin e lirimit nga detyrat ushtarake të Bajram Begajt.

    Në një intervistë për News24, Kryemadhi u shpreh se palët mund t’i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar më shumë këtë debat.

    “Për hir të së vërtetës, nuk jam juriste që të diskutoj dekretet e presidentit. Mendoj që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetutese. 

    Besoj do ta bënte më të qartë dhe më të kthjellët. Duke iu drejtuar asaj, do i jepte përgjigje debateve të Berishës me Presidencën” – tha Kryemadhi.

    Përsa i përket zgjedhjes së Begajt në krye të shtetit, Kryemadhi vendosi në dyshim nëse ai do të arrijë të mbajë paanshmërinë përballë një qeveria të cilën kryetarja e LSI-së e konsideron autokratike.

    “Nuk kam gjë personale me zotin Begaj. Të qënurit President kërkon integritet, pavarësi mendimi dhe atdhedashuri. 

    Nuk e di nëse do jetë e mundshme për të, duke pasur parasuyush një qeveri autokratë dhe një kryeministër diktator. 

    I gjithë procesi ishte jo konsensual, ishte përjashtues. Mund të ishte presidenti, një gazetar, një analist politik që kishte një lloj pavarësie. 

    Ajo që të bën përshtypje ishte verdikti i votës së mazhorancës, ndryshimet e 2008-ës, ja dhanë të drejtën mazhorancës” – tha Kryemadhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit